Aktualitet

Marrëveshja, Shqipërisë i njihen patentat në shtetin aziatik

Shkruar nga Liberale
Marrëveshja, Shqipërisë i njihen patentat në shtetin aziatik

Shqipëria dhe Arabia Saudite, kanë arritur një marrëveshje, për njohjen e ndërsjellë të patentave. Ndonëse mund të pak shtetas shqiptarë që në Arabinë Saudite, dhe anasjelltas, megjithatë marrëveshja është arritur dhe është bërë publike pas vendimit të sotëm të qeverisë.

Në njoftimin e publikuar nga Kryeministria bëhet me dije se ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në faqen zyrtare.

VENDIMI:

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË TË LEJEVE TË DREJTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH