
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi u Shënkollit”.
“Mjeti me drejtues shtetasin Xh.N.,32 vjeç,banues në Kurbin është përplasur me mjetin çiklomotor me drejtues T.D, 55 vjec, banues në Grykë Lumi, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën”- njofton policia.
aksident
Informacioni nga policia
Në aksin rrugor Lezhë-Shenkollë, tek vendi i quajtur “Kryqezimi i Shënkollit”, mjeti me drejtues shtetasin Xh.N.,32 vjeç,banues në Kurbin është përplasur me mjetin çiklomotor me drejtues T.D, 55 vjec, banues në Grykë Lumi,Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën
Drejtuesi i mjetit Xh.N.,është shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.