Sport

Zhgënjimi i Luiza Gegës: Ëndrra ime e Parisit mbyllet sot! Falje kujtdo që besoi tek unë

Shkruar nga Liberale

Zhgënjimi i Luiza Gegës: Ëndrra ime e Parisit mbyllet sot! Falje

Ëndrra e sa e madhe nuk u realizua. Shqipëria rrezikon të mbetet edhe pas kësa olimpiade pa medalje. Atletja shqiptare Luiza Gega mbylli rrugëtimin e saj në Lojërat Olimpike në Paris. Ajo nuk arriti dot që të sigurojë pjesëmarrjen në finalen e 3000 metrave me pengesa.

Pas garës, Luiza Gega i ka kërkuar falje “kujtdo që më besoi dhe e zhgënjeva”, duke theksuar se ndihet totalisht e dështuar.

“E di qe do kaloj, cdo gje kalon me kohen por ne kete moment dhemb shume sepse vertet jam munduar dhe enderruar qe do ja dal pavarsisht se gjerat qe ne muajin prill pasi u semura gjerat moren “dishezen”,”- shkruan atletja.

Kampionia shqiptare garonte në baterinë e dytë të kualifikueseve, por nuk mundi të renditej për 5 vendet e para që do ta çonin në finalen e këtij evenimenti pasi shfaqi vështirësi të mëdha dy xhiro para fundit.

Ajo regjistroi kohën 9:27:41 në baterinë e saj, ndërsa vendi i pestë dhe i fundit që u kualifikua nga kjo bateri, kazakja Jeruto, regjistroi kohën 9:16:46.

Zhgënjimi i Luiza Gegës: Ëndrra ime e Parisit mbyllet sot! Falje

Postimi i plotë:

Eshte kaq veshtire te gjesh fjale kur ndihesh totalisht e deshtuar dhe ne fakt ne keto momente e tille ndihem.

E di qe do kaloj, cdo gje kalon me kohen por ne kete moment dhemb shume sepse vertet jam munduar dhe enderruar qe do ja dal pavarsisht se gjerat qe ne muajin prill pasi u semura gjerat moren “dishezen”.

Gjithsesi perseri perpiqesha fort cdo dite edhe perse me shume stres nga ndjesite jo te mira te trupit tim perseri rrija me shpresen qe do e perballoja nje gare te niveli por ne fakt nuk ndodhi keshtu.

Zhgënjimi i Luiza Gegës: Ëndrra ime e Parisit mbyllet sot! Falje

Edhe perse nuk e kam thene kam qene ne dileme te madhe me veten nese duhet te vija apo jo por e di qe pengu per te mos e provuar do me lendonte me shume.
Dua vertet ti kerkoj falje kujdo qebesoi tel une dhe e zhgenjeva dhe falenderoj te gjithe ato qe me mbeshtesin si ne dite te mira qofte dhe te veshtira.
Endrra e Parisit mbyllet sot.

Zhgënjimi i Luiza Gegës: Ëndrra ime e Parisit mbyllet sot! Falje

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH