Sport

Vllaznia mposht Dinamon dhe shkon në finalen e madhe për titullin kampion! Grushte pas ndeshjes (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

Vllaznia mposht Dinamon dhe shkon në finalen e madhe për titullin


Vllaznia, finalistja e parë e këtij sezoni, pasi mposhti Dinamon me rezultatin 2-1 në “Air Albania”

Shkodranët përfituan maksimalisht nga gabimet e kundërshtarit dhe sigurojnë biletën për në finalen e madhe.

Sfida nisi me ritëm, me Dinamon që kishte rastin e parë të artë me Mandelën në minutën e 7-të, por sulmuesi gaboi përballë portierit. Në të 17-ën, arbitri akordoi penallti për blutë, por vendimi u anulua nga VAR-i.

Pas disa tentativave nga të dyja palët, Vllaznia fitoi një penallti në minutën e 28-të, pas një prekje me dorë nga Mandela. Bekim Balaj mori përsipër ekzekutimin dhe zhbllokoi ndeshjen. Vetëm 8 minuta më vonë, sulmuesi shkodran realizoi sërish nga pika e bardhë, pas një tjetër penalltie për prekje me dorë.

Dinamo reagoi në pjesën e dytë dhe ngushtoi rezultatin në 2-1 me golin e Mandelës në minutën e 51-të. Pavarësisht përpjekjeve për të barazuar, ekipi i Dajës nuk arriti të ndryshojë rezultatin.

Me këtë fitore, Vllaznia siguron vendin në finalen e kampionatit dhe pret kundërshtarin që do të dalë nga përballja mes Egnatias dhe Partizanit. Titulli kampion është tashmë vetëm një hap larg për Vllazninë. Pas ndeshjes trajneri Ilir Daja u komfliktua me gjyqtarët.  Në përfundimin e takimit mësohet po ashtu se Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi ka goditur me grusht drejtorin sportiv të klubit shkodran, Tefik Osmanin.

Kliko këtu për të parë videon

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH