30-vjeçari nga Serresi, Giorgos Zagliveris, i cili kishte emocionuar mijëra njerëz me postimet e tij në rrjetet sociale për betejën e tij me kancerin, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Ish-futbollisti i Kavalas vuante nga Limfoma e Burkitit, ai bëri një betejë të madhe për të luftuar sëmundjen, e cila fatkeqësisht ia ndëpreu jetën në lule të rinisë.
Vëllai i tij tha se Giorgos dha frymën e fundit në orën 1:00 të mëngjesit të së hënës në moshën 30-vjeçare, duke zhytur në pikëllim familjen e tij.
Kostas Zagliveris ka publikuar një foto të tyre së bashku në rrjetet sociale me fjalët prekëse për humbjen e vëllait: “Udhët të mbarë vëllai im, tani do të na ruash nga lart. Do të të kujtojmë gjithmonë të buzëqeshur si dikur…”.