Ndahet para kohe nga jeta Maksim Pekmezi, një nga volejbollistët e shquar të ekipeve Dinamo dhe Dajtit gjatë viteve ‘80-‘90.
Maksim Pekmezi është shpallur kampion kombëtar me ekipin e të rriturve të Dinamos, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e volejbollit shqiptar.
Familja e volejbollit ka humbur një mik, një shok dhe një familjar të dashur, i cili do të kujtohet gjithmonë për qetësinë dhe mirësinë që e karakterizonin.
Federata Shqiptare e Volejbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve për këtë humbje të parakohshme.
Të qoftë dheu i lehtë, Maksim Pekmezi!