Sport

Si të konfirmoni nëse jeni fitues i biletave për Europianin 2024

Shkruar nga Liberale

Si të konfirmoni nëse jeni fitues i biletave për Europianin 2024

Pasi Kombëtarja u kualifikua në “Euro 2024” dhe shorti i ra në të njëjtin grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë shumë shqiptarë u përfshinë në procesin e përzgjedhjes së fituesve për biletat e europianit . Fituesit kanë qenë shumë të pakët, ndërsa kërkesat ishin të larta. Të gjithë fituesit janë njoftuar me email dhe u kërkohet të vazhdojnë me pagesën.

Ata që nuk kanë marrë një email të tillë, nuk kanë mundur të sigurojnë bileta. Megjithatë, aplikuesit mund të konfirmojnë nëse janë fitues duke vizituar faqen e UEFA-s në seksionin e biletave dhe pas plotësimit të të dhënave, mund të shfaqet një kuadrat e kuqe ku thuhet: “Kërkesa juaj s’ka qenë e suksesshme” ose nëse jeni fatlumë mund tju ketë ardhur edhe një email pozitiv.

  Megjithatë, nëse ata që kanë fituar një biletë, nuk vazhdojnë me pagesën brenda kohës së caktuar nga UEFA, kjo biletë do të kalohet te dikush tjetër. Kjo jep një shans të vogël për të siguruar një biletë edhe për ata të cilët nuk u zgjodhën fillimisht.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH