Spanja dhe Italia kalojnë më tej, Shqipëria dhe Kroacia largohen nga Europiani. Italia bën mrekullinë në fund duke barazuar rezultanin dhe duke kaluar si e dyta e grupit pas Spanjës.
Shqipëria i dha lamtumirën Euro 2024, pasi dy humbjeve dhe një barazimi teksa është mundur në ndeshjen e tretë në grup nga Spanjë. Kuqezinjtë krijuan raste në fund por ishin të pafat. Ndeshja nisi me dominimin e Spanjës, që e gjeti shpejt golin me Ferran Torres.
Në pjesën e dytë, Shqipëria kërkoi barazimin. Silvinjo forcoi sulmin me lojtarë si Broja e Hoxha. Broja kishte dy mundësi të mira, ashtu si edhe Hoxha, por asnjëri nuk ia doli të kalonte portierin Raja që të rihapej ndeshja.
Në fund, ndeshja u mbyll me suksesin 1-0 të Spanjës, që dekretoi edhe lamtumirën e kuqezinjve nga Euro 2024.
Renditja e Grupit B
Italia e Luçiano Spaletit arriti një barazim dramatik 1-1 ndaj Kroacisë, në duelin e fundit të Grupit B. Falë këtij barazimi kampionët në fuqi të Europës arritën të siguronin kualifikimin duke u pozicionuar në vendin e dytë.
Një ndeshje plot emocione, ku Modriç në hapësirën e 2 minutave u kthye nga një zero te një hero. Në fillim humbi penallti dhe më pas arriti të shënoi duke i dhënë avantazhin kroatëve.
Italianët provuan deri në fund dhe nuk u dorëzuan. Gjyqtari dha 8 minuta shtesë, duke i dhënë një shans më tepër “axurrëve” të shënonin baraspeshën, dhe pikërisht kjo gjë ndodhi.
Në minutën e 90+8-të, zëvendësimi i artë i Luçiano Spaletit, Zakanji, arriti të shënojë dhe të kualifikoj Italinë për më tej.