
Roberto Baggio Ka mbetur i plagosur pasi u sulmua nga kriminelët gjatë një grabitjeje në shtëpinë e tij, në fshat afër Vicenza, ndërsa ishte duke parë ndeshjen e futbollit Itali-Spanjë “Euro 2024” me familjen të enjten. Mediat italiane e raportuan të premten ngjarjen e rëndë.
Një anëtar i bandës prej pesë banditësh të armatosur thuhet se ka goditur Baggio në kokë me kondakun e armës pasi ai u përpoq t'i ndalonte ata.
Kriminelët më pas mbyllën ish-fituesin e Topit të Artë dhe familjen e tij në një dhomë dhe vazhduan grabitjen, sipas raportimeve.
57-vjeçari ka thyer derën kur banda ka dalë nga shtëpia dhe ka lajmëruar policinë.
Ish-lojtari jetonte në një vilë në kodra pranë qytetit të Altavilla Vicentina me gruan e tij Andreina dhe tre fëmijët për rreth 15 vjet.
Roberto Baggio, fitues i Topit të Artë në vitin 1993, është një nga lojtarët më të mirë në historinë e Italisë.
Liberale.al