Sport

Refuzoi Kuqezinjtë një vit më parë! Futbollisti i talentuar shqiptar debuton me humbje te skuadra e parë e Juves

Shkruar nga Liberale
Refuzoi Kuqezinjtë një vit më parë! Futbollisti i talentuar

20-vjeçari shqiptar Luis Hasa u aktivizua në 45 minutat e para në humbjen 3-0 të Juves përballë skuadrës gjermane.

Hasa cilësohet njëri nga talentët më të spikatur të Juventusit, teksa është zbuluar nga gjiganti italian që prej moshës tetë vjeçare, ndërsa bëri debutimin te “Zonja e Vjetër”, në një miqësore ndaj Atalantas.

Hasa është rritur në moshat e Italisë, i cili u shpall dhe Kampion Europe në vitin 2023 për moshat nën 19 vjeç. Ai më herët zgjodhi Italinë.

Babai i Hasës tha se nuk kanë marrë kurrë një ftesë nga Shqipëria, por që kjo gjë është përgënjeshtruar nga FSHF.

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, FSHF bëri të ditur se e kishte ftuar Hasën në grumbullim për ndeshjet e vitit të kaluar kundër Anglisë dhe Kosovës.

Ky është një hap i madh për Hasën, i cili prej kohësh luante me ekipet e moshave të Juventusit dhe gjithashtu me skuadrën Juventus-U23 në Serie C.

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH