Emri i mbrojtësit të skuadrës së Milan-it, Theo Hernandez, është përfshirë në një ngjarje të rëndë.
27-vjeçari francez është akuzuar live në një emision se ka dhunuar një grua.
Prezantuesi dhe gazetari italian, Massimo Giletti, pretendoi ditët e fundit se kishte parë një futbollist të njohur të një prej dy klubeve të Milanos të godiste një vajzë.
Ndërkohë, të shtunën, ish-paparaci italian, Fabrizio Corona zbuloi se lojtari në fjalë është mbrojtësi i Milan-it, Theo Hernandez.
Një video që është bërë virale në internet sipas tij shfaq futbollistin francez duke dhunuar një vajzë, e cila nuk dihet ende se cila mund të jetë.
Kjo ngjarje bëhet me dije se ka ndodhur në restorantin Basho në Milano, që ndodhet në rrugën Valtellina.
Pronari i restorantin, Michele Giglio, përmes një deklarate zyrtare mohoi kategorikisht thashethemet.
Aktualisht as Theo Hernandez dhe as Milan nuk kanë dhënë deklarata zyrtare lidhur me akuzat. Rasti është ende në zhvillim dhe videoja do të duhet gjithashtu të analizohet tërësisht për të konstatuar çdo detaj.