Sport

Një përmbledhje e javës së parë të Euro 2024: Hapja shumëgolëshe e Gjermanisë, rekordet e vendosura, Mbappé ylli i maskuar

Shkruar nga Enkeleda Stafa

Një përmbledhje e javës së parë të Euro 2024:

Kampionati Evropian në futbollin e meshkujve filloi në një festë ngjyrash, krenarie dhe golash për kombin pritës Gjermaninë më 14 qershor. Pas ceremonisë hapëse në Mynih, një fitore 5-1 kundër Skocisë i dha Jamal Musialës një mundësi për të shkëlqyer.

Turneu njëmujor Euro 2024 mbajti standardet e larta përmes 18 ndeshjeve në javën e parë. Tifozët evropianë janë kthyer në stadiume në numër të madh në një turne më të arritshëm dhe më të përballueshëm se Kupa e Botës.

Ekipi i Ukrainës u ka kujtuar shikuesve luftën në shtëpi. 

Ndërkohë që janë vendosur disa rekorde të turneut. Ylli 16-vjeçar i Spanjës, Lamine Yamal është lojtari më i ri i historisë. Goli më i shpejtë i historisë është shënuar në 23 sekonda nga Nedim Bajrami për Shqipërinë kundër Italisë. Christian Eriksen u rikthye për të shënuar për Danimarkën tre vjet pasi pësoi arrest kardiak në fushë në Eurot e fundit. Ylli më i madh në Euro 2024, Kylian Mbappé, tani do të jetë njeriu i maskuar për të mbrojtur hundën e tij të gjakosur dhe thyer në ndeshjen e parë të Francës.

ËSHTË ENDE FILLIMI. Ndeshje rrënqethëse na presin në fazat e tjera të kampionatit ku vetëm një nga superskuadrat do të rrëmbejë kupën e fitores dhe do të kurorzohet kampioni i Europës. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH