Sport

Në kërkim të lavdisë së humbur, Gjermania sfidon në mbrëmje Holandën

Shkruar nga Liberale

Në kërkim të lavdisë së humbur, Gjermania sfidon

Nuk ka kaluar shumë kohë nga ky turpërim. Ajo që ndodhi ndaj Japonisë në Botërorin e Katarit, vetëm 4 vjet pas katastrofës koreano-jugore në Rusi, e zbriti nën dhe besimin e tifozëve dhe të vetë skuadrës së madhe.

Gjermania, katër herë kampione e botës, dhe tri herë e kontinentit, vazhdoi me dështimet edhe në miqësoret drejt Evropianit, siç ndodhi kur Turqia fitoi në fushën e “Die Manschaft”, me rezultatin e ngushtë, 3 me 2. Gjithsesi, ndoshta shpresa nuk duhet të quhet e vdekur.


E ku ka nxitje më të madhe për besim sesa fitoret ndaj rivalit të jashtëzakonshëm me emrin Francë, edhe pse në ndeshje përgatitore. Pasi kaloi luhatjet e shpeshta në stol, nga trajneri Loë, te Flick e tani te Julian Nagelsmann, Gjermania fitoi fillimisht vjeshtën e kaluar 2-1 në fushën e saj, ndërsa pak ditë më parë në fushën e “gjelave”.

Nënkampionët e botës jo vetëm u mundën 2-0 në Lion, por edhe u dominuan me lojë. Golat nga Wirtz e Havertz thjesht konkretizuan epërsinë gjermane. A thua “Pancerat” mund të shkojnë si favorit apo të paktën si pretendent në Europian? Testi i radhës është pikërisht sot në orën 20:45 ndaj Holandës në Frankfurt, sfidë ku tekniku Nagelsmann kërkon diçka nga të vetët.

“Gjithçka ka të bëjë me besimin që skuadra duhet të ketë në vetvete, dhe që mund t’ia dalë. Kjo duhet të jetë e palëkundur edhe në momente të vështira të ndeshjes. Ne kemi nisur rrugën e duhur drejt Kampionatit Europian. Duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që bëmë ndaj Francës. Ndeshjet nuk fitohen gjithmonë me një moment mrekullie, por duke luajtur gjatë gjithë kohës mirë”,- u shpreh “numri 1” i pankinës së Kombëtares gjermane.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH