Sport

Me anë të një deklarate emocionuese Toni Kroos njofton vendimin tronditës për tu pensionuar nga futbolli

Shkruar nga Liberale

Me anë të një deklarate emocionuese Toni Kroos njofton vendimin

Mesfushori i Real Madridit dhe Gjermanisë, Toni Kroos ka njoftuar vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli pas Kampionatit Evropian të kësaj vere.

34-vjeçari, i cili fitoi pesë tituj të Ligës së Kampionëve me Los Blancos gjatë një periudhe 10-vjeçare të mbushur me trofe, ka konfirmuar lajmin me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram këtë të martë.

“17 korrik 2014 – dita e prezantimit tim në Real Madrid, dita që ndryshoi jetën time. Jeta ime si futbollist – por veçanërisht si person. Ishte fillimi i një kapitulli të ri në klubin më të madh në botë”.

“Pas 10 vitesh, në fund të sezonit ky kapitull përfundon. Nuk do ta harroj kurrë atë kohë të suksesshme! Do të doja të falënderoja veçanërisht të gjithë ata që më pritën me zemër të hapur dhe më besuan”.

“Por veçanërisht dua t’ju falënderoj, të dashur Madridistë, për pritjen e ngrohtë dhe dashurinë tuaj nga dita e parë deri në të fundit”.


“Në të njëjtën kohë, ky vendim do të thotë që karriera ime si futbollist aktiv do të përfundojë këtë verë pas kampionatit evropian”.

“Siç e kam thënë gjithmonë: Real Madridi është dhe do të jetë klubi im i fundit. Jam i lumtur dhe krenar, që në mendjen time gjeta kohën e duhur për vendimin tim dhe se mund ta zgjidhja atë vetë. Ambicia ime ishte gjithmonë të përfundoj karrierën time në kulmin e nivelit tim të performancës”.

“Që tani e tutje ekziston vetëm një mendim kryesor: Shkojmë për të 15-tin!!! Përgjithmonë Madrid dhe asgjë më shumë”, ka shkruar Kroos.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH