Është mbyllur me fitoren 2-1 të Italisë pjesa e parë e ndeshjes së Kombëtares, e vlefshme për Euro 2024, që po luhet në Dortmund. Kjo është ndeshja e parë e Kombëtares kuqezi ndaj kampionëve në fuqi të Europës, Italisë, ndërsa në ndeshjen tjetër të grupit Spanja fitoi 3-0 ndaj Kroacisë.
Në fillim të ndeshjes Nedim Bajrami shënoi një supergol pas 23 sekondash lojë, por Italia, kampione e Europës në fuqi, përmbysi shifrat me Bastonin dhe Barellan në 15 minutat e para. Rezultat që mbeti në fuqi deri në fund. Shqipëria shpreson në ndonjë befasi, qoftë edhe për të marrë një pikë gjatë pjesës së dytë.
Minutat e lojës...
40′ Scamacca godet brenda zonës, por Strakosha arrin t’i mohojë golin.
40′ - Dimarco provon me një krosim të ulët, që largohet nga Berat Gjimshiti.
33′ - Frattesi provon me një parabël, por topi përplaset në shtyllë.
30′ Scamacca provon fluturimthi, por topi largohet nga Ajeti.
25′ Broja i ushtron presion Bastonit, por sulmuesi kuqezi e kthen topin siç duhet në duart e Donnarummas.
17′ 2-1/ Barella lëshon një gjuajtje nga distasnca dhe e çon në rrjetë. (VIDEO)
16′ - Dimarco hedh një krosim të ulët drejt zonës, por Gjimshiti ndërhyn në mënyrën e duhur për të larguar topin.
11′ 1-1/ Bastoni godet me kokë dhe e çon topin në rrjetë.
6′ - Kieza provon me një gjuajtje brenda zonës, por Gjimshiti arrin ta largojë me kokë.
1′ - 0-1/ Bajrami përfiton nga një gabim i Dimarcos dhe me një gjuajtje drejt portës ndëshkon Donnarumman.
Shkelmohet topi i parë, nis sfida në Dortmund!
FORMACIONET ZYRTARE:
ITALIA: Donnarumma (C); Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca. Trajner: Luciano Spalletti
SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj; Ramadani, Asllani; Asani, Bajrami, Seferi; Broja. Trajner: Sylvinho Mendes Campos