Dita e dytë e Premier League në Angli vijoi me emocione, aty ku Liverpooli fitoi 2-1 kundër Chelsea për të vijuar në krye të renditjes.
Në "Anfield Road", Liverpool fitoi 2-1 kundër Chelsea në një ndeshje emocionuese dhe të denjë për dy klubet që zbrisnin në fushë. Djemtë e Arne Slot u treguan më të saktë dhe shënuan pas 29 minutave lojë me penalltinë e Salah. Me nisjen e pjesës së dytë Nicolas Jackson vendosi ekuilibrat, ndërsa Jones riktheu epërsinë e Liverpool në minutën e 51-të. Shtatë fitore në tetë ndeshje për Liverpool (e katërta radhazi).
Nga ana tjetër Man. City përmbysi 1-2 Wolvesin, por fitorja e Liverpool i kthen në vendin e dytë.
Kështu, Liverpool i përgjigjet Manchester Cityt dhe mban kreun e Premier League me 21 pikë, një më shumë se "Qytetarët". Chelsea mbetet në vendin e gjashtë me 14 pikë.