Sport

LIGA E KOMBEVE/ Kombëtarja, ja me cilët do të tentojë fitoren Silvinjo në përballjen me Çekinë

Shkruar nga Liberale

LIGA E KOMBEVE/ Kombëtarja, ja me cilët do të tentojë

Shqipëria do të luajë sot kundër Republikës Çeke në transfertë ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve, në ora 20:45

Për takimin që do të luhet në “Epet Arena”, UEFA ka vendosur që të arbitrojë një gjyqtar francez. Benoit Bastien do të ndajë drejtësi në këtë përballje, ndërsa do të ketë edhe ndihmën e Hichman Zakrani dhe Aurelien Berthomieu.
Ndërkohë sa i përket kompanive të basteve, për këtë ndeshje favorite shihet Çekia, që ka një koeficient 1.67, ndërsa një barazim në Pragë kuotohet 3.60. Nga ana tjetër, fitorja e Kombëtares shqiptare nga kjo ndeshje mban koeficientin 5.50.

Në orën 20:45, sa i përket transmetimit, tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë ta ndjekin në TV KLAN dhe “SuperSport”.

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve kundër Republikës Çeke. Trajneri Sylvinho në konferencën për shtyp theksoi se e ka vendosur për 11-shen që do të hedhë në fushën e lojës, por pa e zbuluar atë.

Skema do të jetë e njëjtë 4-2-3-1, porta do t’i besohet numrit 1 të kombëtares, Thomas Strakosha. Mbrojtja është e sigurt me katërshen e përbërë nga Mitaj në të majtë, Hysaj në të djathtë dhe qendra me dyshen Kumbulla dhe Ismajli.

Në mesfushë, Asllani dhe Ramadani ndërsa Laçi luan përpara. Nga krahët, Bajrami në të majtë dhe Asani në të djathtë që do të ndihmojnë në qendër sulmuesin e rikthyer, Mirlind Daku.

LIGA E KOMBEVE/ Kombëtarja, ja me cilët do të tentojë

Aktualisht kuqezinjtë janë në vendin e dytë me 3 pikë pas dy ndeshjeve të para, ndërsa kreun e mban Gjeorgjia me 6 pikë të plota.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH