Sport

Lewandowskiy: Këta lojtarë mund ta fitojnë Topin e Artë këtë vit

Shkruar nga Liberale

Lewandowskiy: Këta lojtarë mund ta fitojnë Topin e Artë

Robert Lewandowski ka parashikuar se kush mund të fitojë Topin e Artë për këtë vit.

Sulmuesi polak deklaroi se Jude Bellingham i Real Madridit dhe Kylian Mbappe i PSG -së meritojnë të fitojnë trofeun më të madh individual për një lojtar.

“Ne kemi ende Kampionatin Evropian për të luajtur dhe ndeshjet vendimtare në Ligën e Kampionëve. Por në këtë moment, Mbappe dhe Bellingham janë lojtarët më të mirë në botë”, deklaroi Lewandowski për Bild.

Si Bellingham ashtu edhe Mbappe e kanë mposhtur Barcelonën këtë sezon në momentet më të rëndësishme.

Ishte dygolëshi i Mbappes që e largoi Barçën nga Liga e Kampionëve, ndërsa Bellingham shënoi golin e fitores në të dyja ndeshjet e El Clasico.

Lewandowski ndoshta ka të drejtë me vlerësimin e tij, Topi i Artë në fund do t’i shkojë lojtarit që fiton Ligën e Kampionëve dhe ndoshta edhe Euron në korrik. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH