Sport

Lazio e nxori në tribunë, Elseid Hysaj: Nuk mund të vazhdoj me këto kushte

Shkruar nga Liberale

Lazio e nxori në tribunë, Elseid Hysaj: Nuk mund të vazhdoj me

Elseid Hysaj mbrëmjen e djeshme pranoi publikisht se do të konsiderojë largimin nga Lazio.

Skuadra italiane nuk beson më te mbrojtësi i kombëtares shqiptare, sepse e ka hequr nga lista e kampionatit, dhe sezonin e mbetur kapiteni kuqezi do të duhet ta ndjekë nga tribuna.

Kjo e ka gjetur në befasi Hysajn, i cili pas ndeshjes me Gjeorgjinë deklaroi se nuk kishte asnjë informacion për vendimin e klubit.

“Nuk jam konsultuar ende me klubin për këtë lajm. Ishte e befasishme për mua, sepse në fillim luajta 5 minuta kundër Milanit dhe më pas u grumbullova me kombëtaren”, u shpreh Hysaj.

“Nuk kam patur mundësi të flas për heqjen e emrit tim nga lista. Sapo të kthehem në Itali, do të flas dhe do të marr një vendim, sepse nuk besoj se do të vazhdoj me këto kushte”, shtoi Hysaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH