Robert Levandovski gjeti rrugën e rrjetës në duelin ndaj Napolit, që u mbyll me shifrat 1-1. Goli i shënuar mbrëmjen e djeshme ishte i 47-ti në 43 paraqitje në Ligën e Kampionëve për polakun.
Në fund të supersfidës, Leva u shpërblye me çmimin lojtari më i mirë i ndeshjes, nga paneli i vëzhguesve teknik të UEFA-s. Një vlerësim ky mëse i merituar, për atë çka sulmuesi dha në fushën e lojës.