Sport

Këto janë tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm

Shkruar nga Liberale

Këto janë tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e

Fanellat e reja të Real Madridit për sezonin 2024/2025 janë zbuluar, teksa Adidas ka vendosur diçka më ndryshe për fanellën si mysafir, në kontrast me fanellën e bardhë klasike që ata veshin si vendas.

Këtë sezon fanella me nuanca ngjyrë ari ishte mjaft e pëlqyer nga tifozët dhe ‘Santiago Bernabeu’ ishte mbushur me fanella të Jude Bellingham.

‘Los Blancos’ po shpresojnë që ndikimin e njëjtë ta ketë edhe Kylian Mbappe i cili pritet të jetë fytyra kryesore e tyre në aspektin e shitjes së fanellave.

Fotografitë e publikuara nga gazeta spanjolle Diario AS, shfaqin fanellat me ngjyrë portokalli e përzier me disa nuanca që ofrojnë një model më ndryshe për sponsorët dhe tifozët.

Kjo nuk është hera e parë që Real Madridi do të mbajë fanellë me këso ngjyre, pasi edhe në sezonin 2013/2014 ngjyra ishte po e njëjta.

Sa i përket fanellës së tretë ka nuanca ngjyrë gri dhe të zezë duke e bërë të pëlqyeshme për syrin e tifozit.

Këto janë tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e

Këto janë tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e

Këto janë tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH