Sport

Inter apo Barcelonën? Ja kë do në finale trajneri Luis Enrique

Shkruar nga Liberale

 

Inter apo Barcelonën? Ja kë do në finale trajneri Luis Enrique 

Përveç ndeshjes së shumëpritur Inter-Barcelona, dita e sotme është edhe vigjilja e gjysmëfinales tjetër të Ligës së Kampionëve, ku ditën e nesërme në mbrëmje në orën 21:00, në stadiumin “Parc des Princes”, Paris Saint-Germain do të përballet me Arsenalin.

Skuadra franceze është  momentalisht në avantazh, pasi ka fituar 0-1 në ndeshjen e parë në “Emirates Stadium”, gjë e cila u lejon atyre të kualifikohen me një barazim ose fitore.

Megjithatë, trajneri i PSG-së, Enrique, nuk dëshiron të mbështetet tek ky avantazh. Në konferencën për shtyp, ai u pyet se cilin kundërshtar do të preferonte në një finale të mundshme – Interin apo ish-skuadrën e tij, Barcelonën.

Spanjolli u përgjigj: “Djersitem kur mendoj për këtë gjysmëfinale. Dua vetëm një gjë për finalen: që PSG-ja të jetë aty. Sigurisht, kam një të kaluar me Barcelonën dhe ndjej dashuri për të. Ky lidhje nuk do të zhduket kurrë.”

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH