Ekonomi

Nga 1 qershori nisin përfitimet nga marrëveshja e pensioneve me Italinë

Shkruar nga Liberale.al

Nga 1 qershori nisin përfitimet nga marrëveshja e pensioneve me

Nga data 1 qershor 2025, shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Itali do të mund të përfitojnë pension si çdo shtetas italian. Marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë, e shumëpritur prej vitesh, më në fund hyn në fuqi dhe do t’u njohë të gjitha vitet e punës dhe kontributet në të dy vendet.

Kryeministri Edi Rama e dha lajmin përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se ishte homologja e tij italiane, Giorgia Meloni, ajo që solli dokumentin final në Tiranë pak ditë më parë, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Kjo marrëveshje do të lehtësojë jetën e rreth 500 mijë shqiptarëve që jetojnë në Itali, të cilët do të kenë të drejtë të marrin pension sipas viteve të punës së tyre në Itali, por edhe shqiptarët që kanë kontribuar në Shqipëri dhe më pas kanë jetuar në Itali do të mund të përfitojnë.

Përfitime ka edhe për qytetarët italianë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri – edhe atyre do t’u njihen vitet e kontributit për qëllime pensioni.

Ata që kanë dalë në pension përpara vitit 2024 gjithashtu mund të aplikojnë për të përfituar në bazë të kësaj marrëveshjeje.

Procesi ka zgjatur thuajse një vit e gjysmë, por tani gjithçka është gati. Marrëveshja është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare në të dy vendet dhe nga qershori nis zbatimi i saj.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH