Me një vendim të Këshillit të Ministrave të publikuar ditën e sotme Ina Majko është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Majko ishte kandidate e PS për deputete në Vlorë, por nuk arriti ta merrte mandatin.
Gjatë fushatës kryeministri Edi Rama premtoi se nëse ajo nuk do të arrinte të zgjidhej në Parlament, do të ishte pjesë e qeverisë.
Majko zëvendëson në këtë post, Niko Hyka i cili me vendim të Këshillit të Ministrave u lirua nga detyra.