Lamine Yamal, talenti i ri i Barcelonës, duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale. Ylli i futbollit është parë në Barcelonë me të dashurën e tij të re, Anna Gegnoso, një influencuese italiane që ka fituar famë të madhe në TikTok dhe Instagram, ku ka mbi 1.4 milionë ndjekës.
Sipas raportimeve, Lamine dhe Anna u panë duke bërë blerje në qytetin katalanas, të veshur me kapuç për të shmangur paparacët.
Megjithatë, videot e çiftit janë shpërndarë gjerësisht në internet, duke nxitur komente nga fansat që e kanë identifikuar Annën si një sensacion të TikTok-ut italian.