Sport

Futbolli në zi! Ish-lojtari i njohur humb betejën me sëmundjen e rëndë në moshën 43-vjeçare

Shkruar nga Liberale

Futbolli në zi! Ish-lojtari i njohur humb betejën me sëmundjen e

Pas një sëmundje të rëndë Andrija Delibashiç ndërroi jetë në moshën 43-vjeçare. Lajmi i hidhur vjen pasi ish-lojtari i njohur në Malin e Zi kishte disa kohë që po luftonte me kancerin.

Futbolli në zi! Ish-lojtari i njohur humb betejën me sëmundjen e

Delibashiç do të mbahet mend për karrierën e pasur si lojtar me klube spanjolle. Gjithçka për të nisi me Partizanin e Beogradit, teksa po ashtu luajti duke spikatur për Kombëtaren e Malit të Zi.

Delibashiç ishte edhe drejtor sportiv te Buduknost Podgordica, kur trajner qëndronte Mladen Milinkoviç. Ky i fundit kujtohet në Shqipëri për eksperiencat me Luftëtarin dhe Kukësin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH