Egnatia fitoi edicionin e dytë radhazi Kupën e Shqipërisë. Ashtu si një vit më parë, sukses në finale ka qenë me shifrat 1-0. Por këtë radhë kishte përballë Kukësin që synonte të mbyllte edicionin e rënies nga kategoria të paktën me një trofe.
Goli u realizua në 38’! Pas një aksioni të gjatë të rrogozhinasve me Fangajn në të djathtën, pasimi në qendër i mbrojtësit gjen Ndrecën i cili nuk gabon duke shënuar përballë ish-skuadrës. Në 79’ portieri priti penalltinë e rrogozhinasve teksa devijoi gjuajtjen e Fernandos.
Engatia mbron fronin e fituesit të Kupës së Shqipërisë dhe i bën një dhuratë të çmuar Tiranës: pjesëmarrjen në Conference League sezonin e ardhshëm.
Kukësi 0-1 Egnatia
(Shënues: Ndreca 38')
Kupa e Shqipërisë: Finale
Stadiumi: Air Albania
Arbitër: Juxhin Xhaja
Formacionet zyrtare:
Kukësi (3-5-2): Tafas; Lamçe, Zhongo, Reçi; Dragoshi, Lleshi, Fejzaj, Mingos, Lala; Salami, Solodovnicov. Trajner: B. Devolli
Egnatia (3-5-2): Sherri; Dulysse, Malota, Xhemajli; Fangaj, Zejnullai, Ahmetaj, Fernando, Ndreca; Ibrahimoglu, Montenegro. Trajner: E. Tetova