Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës

Shkruar nga Liberale

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës

Distria Krasniqi ka fituar titullin e kampiones së Evropës për herë të tretë në karrierën e saj.

Medalistja e dyfishtë olimpike, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Medaljen e artë, xhudistja kosovare e arriti pasi triumfoi në finale ndaj italianes, Odetta Giuffrida, pas dy hedhjeve të suksesshme.

Distria ia doli ta mposht me mjeshtri në gjysmëfinale spanjollen Ariane Toro Soler, të cilën e hodhi në tatami me Ippon fantastik, për ta siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë evropiane.

Paraprakisht, Krasniqi e mposhti në çerekfinale holandezen Naomi Van Krevel.

Garuesja kosovare në të tetën e finales me lehtësi e kishte eliminuar serben Milica Nikolic, ndërsa rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH