“Portreti i Dr. Gachet” i Vincent van Gogh u shit 35 vite më parë, më 15 maj 1990, për një shifër rekord prej 82.5 milionë dollarësh.
Është një nga pikturat më të çmuara të vlerësuara ndonjëherë në treg.
Vincent Willem van Gogh, gjeniu i artit, piktor holandez post-impresionist ishte është ndër figurat më të famshme dhe me ndikim në historinë e artit perëndimor.
Në pak më shumë se një dekadë, ai krijoi afërsisht 2,100 vepra arti, duke përfshirë rreth 860 piktura me vaj, shumica e tyre në dy vitet e fundit të jetës së tij.
Nuk has shpesh në një pikturë origjinale të Vincent van Gogh-ut — edhe nëse je gati të shpenzosh 100 milionë dollarë për ta blerë një të tillë.
Shumica e veprave të tij të artit shiten privatisht për shuma rekord, dhe vetëm disa prej tyre shihen në ankande.
Vepra e tij më e shtrenjtë artistike, “Pemishtja me selvi” , u shit për 117.2 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve Christie's në New York në vitin 2022. Përpara shitjes, ajo i përkiste të ndjerit Paul G. Allen.
Një pikturë e Van Gogh-ut zakonisht gjallërohet me simbolizëm të thellë, teknika unike pikturimi dhe një ndjenjë të shkëlqyer ngjyre.
Pikturat më të shtrenjta të Vincent van Gogh janë shitur për shumë rekord.
Van Gogh lindi më 30 Mars 1853, Zundert, Holandë dhe u nda nga jeta më 29 korrik 1890 ( në moshën 37 vjeç).
/Liberale.al/