Egnatia është shpallur kampione e Shqipërisë, për të dytin sezon radhazi. Rrrogozhinasit ia dolën të mbrojnë trofeun, pasi mposhtën Vllazninë në finalen e madhe, me rezultatin e thellë 3-0.
Në stadiumin “Arena Kombëtare” ishte një ndeshje pa shumë histori, e dominua nga Egnatia. Regi Lushkja zhbllokoi takimin në minutën e 6-të, ndërsa ishte i njëjti autor që dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.
Në fund, rrugën e rrjetës e gjetën edhe Leo Melo e Serxho Ujkja, të cilët vulosën shifrat në 4-0. Sukses i rëndësishëm nga Egnatia, që konfirmon dominimin në futbollin shqiptar.
Në krahun tjetër, Vllaznia duhet të vazhdojë të presë për titullin kampion, që mungon prej shumë vitesh.