Champions League zhvilloi të martën (18 shkurt) katër nga tetë ndeshjet e fazës play-off, nga ku u mësuan edhe emrat e ekipeve të para që janë tanimë pjesë e fazës së 1/8.
Club Brugge, Feyenoord, Bayern Munich dhe Benfica kanë mësuar rivalët e mundshëm se me kë mund të ndeshen në turin pasardhës, kjo sipas skemës së re të kompeticionit.
Pas katër ndeshjeve të sotme (e mërkurë 19 shkurt) ku do mësohen edhe katër emrat e tjerë të kualifikuar për në 1/8, UEFA do hedhë shortin më 21 shkurt për të mësuar çiftet.
Tanimë Brugge e di që do ketë përballë një mes Lille ose Aston Villas. Duel i fortë e pret Bayern Munich, i cili do gjejë në turin e radhës derbin kundër Leverkusen apo përballjen me Atletico Madrid.
Ndërkohë Feyenoord do ndeshet me njërën mes Interit ose Arsenalit, ndërsa Benfica do ketë rival një mes Barcelonës dhe Liverpoolit.