Arte

FOTO HISTORIKE/ 34 vjet nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës, në kujtesën e një 6 vjeçari!

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ 34 vjet nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës,

Si sot 34 vite më parë, më 20 shkurt 1991, qytetarët rrëzuan statujën e diktatorit Enver Hoxha në sheshin qendror të Tiranës.

Kjo ditë shënon rënien e komunizmit despotik në Shqipëri.

Ata të cilët janë sot mbi 40 vjeç vështirë se mund të kenë fshirë nga memoria momentin histori, që u pasqyrua shkurtimisht përmes pamjeve vizive edhe në televizionin shtetëror të kohës, i vetmi mjet komunikimi dhe që kontrollohej ende nga regjimi.   

Foto historike e 34 viteve më parë është publikuar nga faqja “Fotografi 'Vintage' Shqiptare”, e cila mes të tjerave ka marrë edhe reagimin e një 6-vjeçari.

Kam qenë në shesh me babin....isha 6 vjeç e 5 ditësh... E kam parë me sytë e mi kur është tërhequr zvarrë koka e statujës.... dhe ushtarët me qentë e kufirit që ndiqnin djemtë e rinj nëpër rrugët e Tironës”, ka shkruar ai krahas fotos historike, në momentin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, çka simbolizon rënien e regjimit të kaluar.

FOTO HISTORIKE/ 34 vjet nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës,

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH