Arte

ANALIZË nga TIME: Pse propozimi i Trump për “tarifë 100%” për filmat e huaj nuk ka kuptim

Shkruar nga Liberale

ANALIZË nga TIME: Pse propozimi i Trump për “tarifë

“Industria e Filmit në Amerikë po vdes shumë shpejt”, ishte një posto i Presidentit Donald Trump në platformën e tij sociale “Truth Social”, të dielën në mbrëmje. “Vende të tjera po ofrojnë të gjitha llojet e stimujve për të larguar regjisorët dhe studiot tona nga Shtetet e Bashkuara. Hollywoodi dhe shumë zona të tjera brenda SHBA-së po shkatërrohen. Kjo është një përpjekje e bashkërenduar nga kombe të tjera dhe, për këtë arsye, një kërcënim për Sigurinë Kombëtare. Përveç gjithçkaje tjetër, është mesazh dhe propagandë! Prandaj, autorizoj Departamentin e Tregtisë dhe Përfaqësuesin e Tregtisë së Shteteve të Bashkuara që të fillojnë menjëherë procesin e vendosjes së një tarife 100% për çdo film që hyn në vendin tonë dhe prodhohet në vende të huaja. NE DUAM FILMA TË BËRA NË AMERIKË, SËRISH!”

Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick lidhur me këtë çështje shkroi në X : “Jemi duke punuar për këtë.” Por ekspertët i thonë revistës TIME se nuk është e qartë se si do të funksiononte një politikë e tillë ose kujt do t’i ngarkohej një tarifë e tillë.

“E di që nuk është detyra e qeverisë amerikane apo e Presidentit të kuptojnë se si bëhen filmat”, thotë konsulentja e çështjeve që kanë lidhje me kulturën, Kathryn Arnold, “por nëse e kupton sa kompleks dhe i ndërlidhur është tregu global i filmave - si në nivel prodhimi ashtu edhe në nivel shpërndarjeje - është deri gati shkatërruese dhe nuk ka asnjë kuptim”.

Ndërsa Presidenti identifikoi një problem të vërtetë - industria amerikane e filmit ka vuajtur vërtet ndërsa prodhimi zhvendoset gjithnjë e më shumë jashtë  - ekspertët bien dakord se mjeti i preferuar politik i Trump, tarifat, nuk është realisht një zgjidhje e zbatueshme.

Lufta globale tregtare e Trump deri më tani ka përfshirë vendosjen e taksave mbi mallrat e huaja, për të cilat SHBA-të janë importuese neto. Por filmat e huaj janë pronë intelektuale dhe pjesë e tregtisë globale të shërbimeve, për të cilën SHBA-të janë në fakt eksportuese neto.

“Teoria operative që Administrata Trump duket se po përqafon është se nëse e bëjnë prodhimin e huaj më tërheqës për çdo pjesë të industrisë amerikane, kjo do të rezultojë në përmirësimin e prodhimit vendas. Pra, nëse ka tarifa për çdo gjë të huaj, kjo supozohet të frymëzojë prodhimin vendas”, thotë Tom Nunan, një lektor në Fakultetin e Teatrit, Filmit dhe Televizionit në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles (UCLA). “Ishte e parashikueshme që kjo do të kthehej edhe në argëtim.”

“Nëse është e kushtueshme të prodhosh filma dhe televizion episodal, ose të blesh filma ose televizion episodal nga territore të huaja, atëherë do të ishte e arsyeshme, të paktën nga pikëpamja e Administratës së tij, që prodhimi i huaj të kthehej në Shtetet e Bashkuara. Mendoj se të paktën kjo është teoria operative”, thotë Nunan, duke shtuar megjithatë se “nuk është bardh e zi kështu”.

Duke folur me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë të dielën në mbrëmje, Trump theksoi se “kombet e tjera kanë vjedhur aftësitë e krijimit të filmave nga Shtetet e Bashkuara.” Trump shtoi se ka bërë “hulumtime shumë të forta” gjatë javës së kaluar dhe se “Hollivudi po shkatërrohet” dhe “nëse ata nuk janë të gatshëm të bëjnë një film brenda Shteteve të Bashkuara, atëherë duhet të kemi një tarifë për filmat që hyjnë”.

Ndërsa Hollywoodi ka parë një rënie të prodhimit në vitet e fundit, pjesërisht për shkak të rritjes së kostove të punës, Arnold i thotë TIME se një mënyrë se si Trump mund të përpiqet ta përmbysë këtë trend është duke ofruar stimuj, të tillë si kredi tatimore, për xhirimet në SHBA, të cilat disa vende dhe qytete të huaja tashmë i bëjnë, ashtu si edhe disa shtete të SHBA-së. Por kjo do të ndikon vetëm në një aspekt të krijimit të filmave, dhe disa filma xhirohen në vende të shumta. Arnold shtoi se shumë filma janë gjithashtu të bashkë-prodhuar nga kompani të shumta prodhimi në të gjitha vendet.

Ofrimi i një nxitjeje për aspekte specifike të prodhimit do të ishte shumë më i drejtpërdrejtë sesa përpjekja për të përcaktuar nëse një film është “amerikan” apo “i huaj” me qëllim që të penalizohet ky i fundit.  Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së ka thënë se, megjithëse shërbimet nuk i nënshtrohen tarifave, ato mund t'i nënshtrohen barrierave tregtare, siç janë kërkesat rregullatore. Por, kur bëhet fjalë për filmin dhe argëtimin, vendosja e kufizimeve të caktuara mund të çojë në një mjedis mediatik shumë më pak të lirë brenda vendit.

Në Kinë, filmat e huaj - të përcaktuar si çdo film që nuk prodhohet nga kompani prodhimi me licencë vendase, të cilat mund të kenë jo më shumë se 49% të pjesëmarrjes në partneritet të huaj - i nënshtrohen censurës dhe kuotave të rrepta, të cilat kërkojnë kalimin përmes distributorëve shtetërorë. Dhe në përgjigje të tarifave të fundit të Trump kundër mallrave të vendit, qeveria kineze njoftoi se do të " ulte në mënyrë të moderuar " kuotën e filmave amerikanë të lejuar në tregun e saj masiv, por t’i kontrolluar edhe më fort.

Ekziston gjithashtu rreziku që vendet e tjera të hakmerren ndaj një tarife për filmat e huaj. Dhe meqenëse industria e filmit është një nga eksportet më të forta të sektorit të shërbimeve të Amerikës - sipas raportit të fundit të ndikimit ekonomik të Shoqatës së Filmit, nga viti 2023, ajo "gjeneroi një bilanc pozitiv tregtar në çdo treg të madh në botë". Për vetë interesin e SHBA-së, këshilltari ekonomik i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare dhe ish-presidenti i Këshillit Kombëtar të Tregtisë së Jashtme, William Reinsch, i tha Reuters: "Kemi shumë më tepër për të humbur sesa për të fituar".

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH