Një ditë pas marrjes në pyetje, Gjykata në Beograd e ka liruar Milan Radoiçiçin nga paraburgimi, i cili pranoi se është organizatori i sulmit në veri të Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiqin, pas marrjes në pyetje.
Me vendimin e 4 tetorit, ish- nënkryetarit të Listës Serbe i është ndaluar largimi prej territorit të Serbisë, pa miratim të gjykatës, si dhe i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës.
Sipas këtij vendimi, ai do të duhet të paraqitet në stacionin policor kompetent në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.
Ai akuzohet për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator.