Letërsi

LIBRI I DITËS/ “50 të pashmangshmit”, duke filluar nga Platoni tek Aristoteli, nga Hegeli te Kanti e deri te filozofët e tanishëm të gjuhës edhe të shkencës

Shkruar nga Liberale
LIBRI I DITËS/ “50 të pashmangshmit”, duke filluar nga

Njeriu duhet ta synojë filozofinë, sepse filozofia e ndihmon atë të mendojë të pamenduarën tek mendimi, siç e thotë vetë Hajdegeri. Ajo e ndihmon gjithashtu njeriun edhe të jetë më racional. Filozofia është mendim i kulluar, duke qenë e tillë prej saj buron çdo fushë, qoftë ky mendim artistik apo shkencor.   

Në këtë mënyrë filozofia është një fenomen i të menduarit, e cila i kujton njeriut në ç’do moment se nuk duhet harruar për të menduar, se përndryshe biem në një-dimensionalizëm. Pra, filozofia është një fushë e cila mbart thelbin e njeriut si qenie ekzistenciale. Pra, ajo është vetë tabani mbi të cilin qenia njerëzore ecën, dhe pa këtë taban qenia njerëzore bie, ajo harron veten dhe kthehet në një kafshë të rëndomtë në një kafshë një-dimensionale.

Gjithashtu, filozofia i mëson njeriut se si duhet ta jetojë jetën e tij, pra, sesi të dijë ta çojë atë deri në fund. Siç e thotë edhe vetë Montenji se të filozofosh do të thotë të mësosh të vdesësh që do të thotë në thelb të saj që të dish se si ta jetosh jetën.

Gjithashtu, filozofia është e rëndësishme për njeriun sepse e bën atë një qytetar të denjë të vendit të tij. Nuk mund të rri dot pa përmendur edhe Sokratin, i cili thotë se të zgjosh një shpirt drejt filozofisë do të thotë t’i mësosh atij tronditjen dhe, kjo tronditje nuk është asgjë tjetër veçse vetëdija njerëzore, e cila duhet ta kuptoj jetën në mënyrë më të thellë se sa thjesht sipërfaqësore, ashtu siç e kupton kafsha.

Të merresh me filozofi, do të thotë, më së pari, që njeriu ta marrë më seriozisht veten e tij.  Dhe, në këtë mënyrë, ai bëhet një qytetar më i mirë në qytetin ku jeton. Dekarti na ka lënë një sentencë në të cilën thotë që njeriu jeton në masën që është i ndërgjegjshëm, çfarë do të thotë se vetëm me filozofi ne mund të kultivojmë ndërgjegjen tonë dhe në këtë mënyrë ne jemi më prezent me botën.

Pak për autorin

Pasi studioi filozofi dhe histori në Tübingen, Paris dhe Frankfurt, ai kreu doktoraturën me Iring Fetscher me temë: "Dituria dhe pasuria". Mbi marrëdhëniet ndërmjet socializimit universal dhe atij të veçantë”. Fillimisht punoi si pedagog në Universitetin e Frankfurtit, më pas ndryshoi në pozicionin e redaktorit të botuesve të ndryshëm dhe më në fund u bë drejtor botues i Gerstenberg Verlag.

Në shtëpinë botuese që ai drejtoi nga viti 1996 deri në gusht 2007 janë botuar shumë libra të tij. Ai ishte veçanërisht i interesuar për prodhimet e librave në fushën e filozofisë dhe mitologjisë. Kjo përfshinte bestsellerin "50 filozofët klasikë".

Në pranverën e vitit 2008, së bashku me Nicola Stuart, ai themeloi shtëpinë botuese Jacoby & Stuart në Berlin-Prenzlauer Berg.

Jacoby është aktiv si përkthyes nga anglishtja dhe frëngjishtja dhe redaktor i shumë antologjive, duke ritreguar shumë mite dhe saga. Ai është i martuar dhe jeton në Berlin.

Atëherë, ky libër i cili titullohet “50 të pashmangshmit” me nëntitull “filozofët më të mëdhenj të kohërave është botim i shtëpisë botuese, “Max”.

Ja çfarë thotë vetë autori për këtë libër:

Ne nuk kemi pse ta pengojmë veten të mendojmë thellë për problemet filozofike, sepse që kur jeta në shoqëri dhe vetëdija jonë nuk janë më të varura vetëm e vetëm nga traditat e pranuara pa asnjë diskutim, askush tjetër, përveç nesh, nuk mund të përcaktojë kuptimin e ekzistencës sonë. Në qoftë se nuk dëshirojmë të zhytemi përsëri në nënshtrimin ndaj fatit këtë herë përballë botës që kemi  krijuar vetë,  dhe që ndodhet e sunduar nga ekonomia dhe teknika, duhet t’i bëjmë vazhdimisht vetes pyetjet thelbësore te filozofisa,: Ç’mund të dimë? Ç’duhet të bëjmë?

Ky libër kaq interesant na sjellë një pasqyrë origjinale të filozofëve më në zë të botës intelektuale.

Nga Platoni tek Arsitoteli, nga Hegeli te Kanti e deri te filozofët e tanishëm të gjuhës edhe të shkencës, “50 filozofët e pashmangshëm jep një pamje të tërësisë së zhvillimit të historisë e mendimit përmes gjithë epokave. Këto 50 portrete nxjerrin në dritë jetën dhe përpjekjen e mendimtarëve më të mëdhenj të njerëzimit. Edmond Jakobi na tërheq në një udhëtim pasionant në udhët e filozofisë”./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH