Letërsi

Leteratura vjen sot me: Përtej amalgamës, bija e vjetër e nënës së re

Shkruar nga Liberale
Leteratura vjen sot me: Përtej amalgamës, bija e vjetër e

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Kjo e hënë letrare hapet me një Recensë mbi librin e Preç Zogajt "Tri novela", nga studiuesi Gëzim Basha, me titull "Përtej amalgamës, bija e vjetër e nënës së re".

"Bija e Vjetër mbahet ende, për të na kujtuar jo thjesht çfarë kemi humbur, por edhe mënyrën se si e humbëm."

Vijojmë më tej në rubrikën Ese me një shkrim nga Minella Aleksi me titull "Shkrimi, si pika e tensionit midis kaosit dhe rregullit".

Kurrë nuk është e qartë nga vjen frymëzimi, por sekreti i shkrimtarit është këmbëngulja dhe durimi; ngjan sikur me gjilpërë të gërmosh një pus...”

E më pas në rubrikën “RockRrëmujë” do gjeni shkrimin e Loer Kume me titull: “Koncerte, luftë, dëshmorë dhe shqiptarë".

"Sa frymë e poshtër dhe e ndyrë i është injektuar këtij kombi, që tallet e injoron dhe përbuz të vdekurit e tij?"

Në fund Leteratura mbyllet me një tjetër ese nga Pol Milo me titull "Një udhëtim në laboratorin e kohës".

"Nëse do të kërkojmë një shpjegim për kohën, atë do ta gjejmë të përkufizuar si një progres i vazhdueshëm dhe i pafund i ekzistencës dhe i ngjarjeve në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen!"

Për më tepër lexoni suplementin “Leteratura” të Gazetës Liberale, print ose online.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH