Letërsi

Leteratura vjen këtë të hënë me: Tri takimet e mia me Ismail Kadarenë

Shkruar nga Liberale
Leteratura vjen këtë të hënë me: Tri takimet e mia me

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Kjo e hënë letrare hapet me titullin “Tri takimet e mia me Ismail Kadarenë”, nga fituesi i Çmimit Kadare, Gani Mehmetaj.

"Herën e tretë, takimi ishte më kuptimploti, me një arsye të veçantë: shkoja me romanin tim “Zogjtë e qyqes”, që kishte marrë Çmimin “Kadare 2021”, nga juria e Institutit Europian “Pashko”."

Leteratura vijon me rubrikën "Nostalgji" nga Preç Zogaj me titull "Sfilitur nga lirika, vrarë nga utopia".

"Majakovski i kishte dhënë dënimin fatal dvojnikut prej tribune, ndërsa la për artin dhe përjetësinë dvojnikun e shpirtërores, të sfiliturin nga lirika, mëndesha e botës."

Në rubrikën e përjavshme “Rock- rrëmujë”Loer Kume sjell shkrimin "Tre variacione mbi Këmbanën që bie, ose nuk bie".

"Ishte viti 1940, kur u botua “Për kë bie Këmbana”. Hemingway e shkroi librin në Kubë dhe e përfundoi në New York, nga një hotel në tjetrin, të cilët ‘by default’ i bëri të famshëm. Libri ishte një sukses amerikan, pastaj botëror, duke e interpretuar të gjallë luftën e Spanjës që ishte një paradhomë e Luftës së Dytë Botërore."

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH