Letërsi

"Leteratura" hapet sot me: Migjeni, shkrimtari i krishterë?

Shkruar nga Liberale
"Leteratura" hapet sot me: Migjeni, shkrimtari i krishterë?

Suplementi Leteratura hapet këtë të hënë me titullin “Migjeni, shjkrimatr i krishterë?”

Në rubrikën “Letërsia” Rudolf Marku vjen me shkrimin “Migjeni i shkrimtar i  krishterë?”

Nga  shumë  njerëz naivë  mendohet se Migjeni akuzohet si një shkrimtar ateist dhe antiklerikal. Për këtë arsye, mendojnë ata, si mund të  qëndroj Migjeni në  të  njëjtin komunitet me Fishtën a Lazer Shantojen?  Si mund të  qëndroj  Migjeni në të njëjtin komunitet me shkrimtarë, ta zëmë, si Ernest Koliqi, Martin Camaj apo Arshi Pipa?”

Në rubrikën “Shkrimtari” vjen shkrimi “E vërteta dhe si poezi sjell paqe dhe drejtësi”.

Përmbledhja “Shiu i fytyrës time” i Visar Zhiti vlerësohet me çmim në Panairin e Librit në Beograd.

Më tej do të lexoni edhe shkrimin “Ditari i zhitit, oruellian dhe kafkian”, nga Dr.Milutin Gjuriçkoviç.

“Opusi i tij letrar është shumështresor dhe në aspektin zhanror i shumëllojshëm. Pothuaj me sukses të njëjtë, shprehet dhe dëshmohet  në poezi, tregim, roman, ese, publicistikë dhe në përkthim. Është përkthyer në shumë gjuhë të huaja dhe është fitues i një sërë çmimesh në vendin e vet dhe botën e jashtme.

Në rubrikën “Kritika”, Tobias Xhaxhiu sjell shkrimin “Lumturia e pamjaftueshme e Ana Kareninës”.

Stili i Tolstojit është kompleks,. Vëmendja e autorit ndaj detajeve është pothuajse klinike, por ky është njëherësh një avantazh për lexuesin, pasi në këtë mënyrë u ofrohet panorama e gjithçkaje, madje edhe spektri i ndjenjave më ogurzeza të shpirtit njerëzor.”/Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH