Është caktuar data kur ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të dalë përpara togave të zeza në lidhje me përfshirjen në çështjen e inceneratorëve.
Bëhet me dije se Koka do të dalë në gjyq më 2 janar, ku do të caktohet masa e re sigurisë pas apelimit të masës së sigurisë “Arrest me burg”, të bërë nga mbrojtja e ish ministrit.