Kosova dhe Zvicra përballen në kualifikueset e “Euro 2024”.
Dardanët presin Helvetikët në takimin e Grupit I, i cili zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.
Dardanët vijnë në këtë ndeshje të pestë të grupeve pa fitore (tri barazime dhe një humbje), por synojnë rezultat pozitiv nga ky takim i vështirë.
Nga ana tjetër Zvicra renditet në vendin e parë të grupit me 10 pikë.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Fazliji, Loshaj, V. Berisha, B. Berisha, Rashica, Muriqi.
Zvicra: Sommer, Fernandes, Akanji, Zakaria, Amdouni, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Vargas, Schar, Shaqiri.