11 shtetas shqiptarë janë kthyer sot nga Izraeli për në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi. pas shpalljes së luftës.
Lajmi u konfirmua pak më parë nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila bën të ditur se është në kontakt me ministritë e vendeve të rajonit, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.
"11 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Izraeli për në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon të shohë të gjitha mundësitë dhe është në kontakt edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre".-njofton MEPJ.