Disa ditë pas vizitës së kryeministrit italian, Giuseppe Conte në Shqipëri, kryeministri shqiptar Edi Rama ka vendosur t'i kthejë vizitën. Sipas televizioneve në orën 13:00 të dy kryeministrat do të kenë një drekë pune.
Vizita e kryeministrit shqiptar në Itali vjen pasi Komisioni Europian vendosi të shtyjë datën e hapjes së negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Kujtojmë se gjatë kohës që ndodhej në Tiranë, kryeministri italian shpehu qartë mbështetjen e të Italisë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. /Gazeta Liberale