Aktualitet

Kishte problemet me pasurinë, vettingu “djeg” gjyqtaren e 21 Janarit

Shkruar nga Liberale
Kishte problemet me pasurinë, vettingu “djeg” gjyqtaren e 21

Gjyqtarja e Tiranës, Ariana Caco është shkarkuar ditën e sotme nga vettingu. KPK e shkarkoi Cacon për problemet me pasurinë.

KPK konstaton pamundësi financiare për ndërtimin e shtesave në secilën prej këtyre banesave, ajo bashkëngjitur apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 68 m2 dhe 70 m2 në Vlorë.

Nisur nga mungesa e dokumentacionit për këto dy investime, Komisioni i ka përllogaritur shpenzimet sipas referencave të Entit Kombëtar të Banesave, EKB, nga kanë rezultuar vlera që nuk janë mbuluar nga të ardhurat e subjektit dhe të personave të lidhur.

Për këtë arsye e ka shkarkuar. Caco ka qenë pjesë e trupit gjykues së procesit të 21 Janarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH