Universitetet dhe bizneset do të bashkëpunojnë në aktivitete të kërkimit shkencor për të prodhuar njohuri, produkte dhe shërbime të reja.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë publike shpallen e thirrjes së parë për aplikime në projekte të kërkimit shkencor, dedikuar bashkëpunimit midis universiteteve dhe bizneseve.
Krahas përfitimeve që kanë bizneset pjesëmarrëse në kërkim shkencor, edhe studentët kanë përfitimin e tyre, pasi kjo është një mundësi mjaft e mirë për tu bërë pjesë e punës kërkimore shkencore në laboratorë realë.