Një konflikt brenda familjes shqiptare ka ndodhur në Itali. Mësohet se burri 48 vjec ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëshortes 40 vjeçare dhe më pas e ka goditur me thikë.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Malnate të provincës së Vareses. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, çifti ndodhej në automjet dhe bëhet me dije se gjithçka ka ndodhur për shkaqe xhelozie.
E plagosura është dërguar në spitalin e Circolos, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa bashkëshorti i saj u arrestua nga policia e cila po heton për ngjarjen. /Gazeta Liberale