Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka bllokuar 147 kilogramë qese plastike. Po ashtu, subjekti që bleu qeset u gjobit me 500 mijë lek. Mësohet se qeset e sekuestruara janë nxjerrë prej 1 qershorit jashtë përdorimit dhe janë futur në përdorim qese të reja, të cilat janë me trashësi mbi 70 mikron.
Sipas ligjit, në rast se subjekti i gjobitur më parë, kapet sërish me shkelje, gjoba 3-fishohet, i sekuestrohet malli dhe mund të shkohet deri në revokimin e lejes/licencës së prodhimit.
Kujtojmë, që zbatimi i masave ndëshkimore, për shitësit që vijojnë përdorimin e qeseve plastike një përdorimshe në Shqipëri filloi më 1 korrik.
Ishte vetv ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale iu bënte thirrje qytetarëve të përdorin qese letre për pazaret e tyre.
[gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1258035,1258032,1258033,1258034,1258036"]