Presidentit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tija ditën e sotme për familjen Sinojmeri pas ndarjes nga jeta në moshën 65-vjeçare e Agim Sinojmerit . Sinojmeri ishte një personalitet i jetës publike dhe ka shërbyer si sekretar i Kuvendit Popullor të parlamentit të parë pluralist në Shqipëri. Presidenti e ka vlerësuar figurën e tij duke thënë se “ai gjithmonë rrezatonte mirësi dhe optimizëm duke i bërë për vete të gjithë me përkushtimin dhe dashurinë e tij” .
Postimi i plotë:
Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Agim Sinoimerit është ende i pabesueshëm për mua, por jam i bindur edhe për shumë të tjerë, që patën fatin ta njohin nga afër dhe të ndanin miqësi me të. Ai gjithmonë rrezatonte mirësi dhe optimizëm duke i bërë për vete të gjithë me përkushtimin dhe dashurinë e tij.
Duke i dhënë lamtumirën e fundit, dje i shpreha ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes së tij të mrekullueshme Ardjanës dhe dy djemve Tonit dhe Gjergjit, për këtë humbje të pazëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij.
U prehsh në paqe Agim Sinoimeri!