Aktualitet

Hajdari: Nuk ka Reformë Zgjedhore në dy faza, ja ç'vendosëm sot

Shkruar nga Liberale
Hajdari: Nuk ka Reformë Zgjedhore në dy faza, ja

Bashkëkryetarja e komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari në një deklaratë për mediat ka theksuar se  nuk do të ketë reformë në dy faza, duke theksuar se bashkë me propozimet e OSBE-ODIHR do të bëhet edhe ndryshimi i sistemit, kusht ky, sipas saj, i opozitës parlamentare.

Sipas saj për këtë do të ketë një grup pune të posaçëm që do të merret me produktin për ndryshimin e sistemit.

“Ftesa mbetet e hapur për PD apo të gjitha partitë jashtë sistemit, pasi duam konsensus të gjerë, sepse në fund ky ndryshim bëhet për shqiptarët jo për individë të caktuar, ti japim fund mënyrës si bëhet politikë sot, duam reformë tërësore që e sheh cdo hallkë të sistemit me vëmendje”, është shprehur ajo. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH