
Zhvillimet në Gjykatën Kushtetuese kanë marrë një nga ato kthesat befasuese të subjektit të një romani apo vepre dramaturgjie.
Nga zbrazëtia e gjatë shkaktuar prej dorëheqjeve dhe shkarkimeve, jofunksionale me vetëm një anëtare që u konfirmua nga vetingu por me mandat të përfunduar, brenda një jave Kushtetuesja e gjen veten me gjashtë anëtarë. Aq sa është edhe numri minimal i kërkuar për funksionimin e saj. Por jo aq të papritura ishin lëvizjet që çuan në dy gjyqtare për një vend vakant.
Ishte Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që nuk i qëndroi dispozitave kushtetuese, sipas arsyetimit që bëri presidenti Meta pak ditë më parë, duke u çuar dy institucioneve me kompetenca emëruese të katër listat me kandidatët për vendet vakante në Kushtetuese.
Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në Gazetën Liberale në print sot. /Gazeta Liberale