Aktualitet

Gazeta Liberale hapet me: Rishikimi i zgjedhjeve nis nga Gjirokastra

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet me: Rishikimi i zgjedhjeve nis nga Gjirokastra

Pas dhjetë dosjeve të dorëzuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga PD dhe ankesave të LSI për disa qarqe, Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve i ka pranuar dje provat e subjekteve politike për zgjedhjet, për qarkun e Gjirokastrës.

Në zgjedhjet e 25 prillit, Partia Socialiste siguroi tre mandate, Partia Demokratike vetëm një, ndërsa kandidati i LSI-së Vangjel Tavo, një prej më jetëgjatëve deputetë në këtë qark nuk arriti të fitojë. Ankesa për zhvillimin e procesit në këtë qark ka pasur edhe kandidati i pavarur, por i dalë nga radhët e Qendrës Vetëvendosja, Kreshnik Merxhani.

KAS pranoi dje provat që palët kanë depozituar për shqyrtim, por me shumicë votash u rrëzuan kërkesat e PD dhe LSI për të siguruar prova shtesë, por edhe ato të kandidatit Merxhani.

Një nga ankesat lidhet me përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit në këtë qark, për të verifikuar të dhënat e shenjave të gishtërinjve për votuesit.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH